MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pite patatesh me erëza të freskëta. Shije speciale!

28.01.2020 - 17:29

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta
Receta për: 4 persona

Sa herë përgatisni diçka me patate, shtoni masën dhe ruajini mënjanë për të përgatitur këtë recetë të shijshme…

INGREDIENTËT

  • 4-5 patate
  • 1 lugë kafe spec të kuq pluhur
  • 3-4 thelpi hudhra të copëtuara
  • 1 filxhan kafe me fara susami
  • 1 filxhan çaji miell misri
  • Kripë, piper
  • vaj luledielli për skuqje

UDHËZIMET

  1. Zieni patatet në ujë me kripë dhe pastaj i qëroni.
  2. Në një enë të madhe kombinoni të gjithë përbërësit më lartë, në fund patatet dhe më pas i shtypni me një pirun.
  3. Formoni me dorë disa pite rrumbullake dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan të nxehur me vaj luledielli.
  4. Skuqini mirë nga të dyja anët. Ju bëftë mirë!