MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po bëj ca kohë që vuaj nga prostata. Si kurohet?

27.01.2020 - 17:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje jam 60 vjeç po bëj disa kohë që vuaj nga prostata. Si kurohet?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Ja disa këshilla që duhen ndjekur

– Para se të flini gjumë boshatiseni fshikëzën e urinës
– Pini rreth 8-10 gota ujë në ditë, por jo 2-3 orë para se të flini gjumë
– Kujdes me ilaçet antihistaminike që hapin hundët, mushkëritë dhe gjendjen gripale, sepse mund të kenë efekte anësore si urinim me vështirësi

– Mundohuni të mbani larg stresin
– Rrini larg pijeve me kafeinë, alkool, kripë të tepërme dhe ushqime me acide të tepruara
– Të paktën një herë në vit bëni një kontroll urologjik te urologu për prostatë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregojuani edhe personave që njihni!

Je me prostatë? Ky gabim mund të të kushtojë jetën!

Meshkuj! Jini vigjilentë

Kanceri i prostatës/ Si ta evitoni