MENU
klinika

Editorial i The Washington Post

Presidentit kinez i ka dalë situata jashtë kontrollit!

14.01.2020 - 18:36

Presidentii Xi Jinping, ka patur disa probleme pas protestave në Hong-Kong: dhe pas rizgjedhes së Presidentit Tajvanez Tsai Ing-wen, i cili kundërshton me forcë ribashkimin me Kinën.

Tsai u konsiderua “e vdekur politikisht” një vit më parë, pasi partia e saj pësoi një humbje shkatërruese në zgjedhjet lokale.

Por Xi e ringjalli, me përgjigjen e tij ndaj demonstratave masive të vitit të kaluar në Hong-Kong, dhe insistimi i tij që formula “një vend, dy sisteme” të pranohej nga Tajvani.

Tsai u tha votuesve se zgjedhja e tyre ishte midis demokracisë dhe diktaturës.

“Të rinjtë në Hong Kong kanë dhënë jetën e tyre, dhe gjakun dhe lotët për të na treguar se” një vend, dy sisteme”nuk është i mundur,” tha ajo në një tubimi në Taipei.

Ndërkohë, Xi ka dëshmuar në gjashtë muajt e fundit se “një vend, dy sisteme” nuk është një formulë e zbatueshme.

Tsai, partia e së cilës gjithashtu fitoi një shumicë legjislative, tani do të jetë e lirë të vazhdojë me reformat e ndjeshme ekonomike.

Kjo do të thotë se regjimi Xi, ka më pak hapësirë ​​për të bërë presion ndaj qeverisë Tsai.

Por Xi nuk ka gjasa të  heqë dorë nga kërcënimet për të pushtuar Tajvanin.

Regjimi megjithatë po sinjalizon një reagim të ashpër ndaj rizgjedhjes së Tsait.

Kjo përsëri tregon përçmimin e tyre për premtimin e tyre për ta lejuar Hong-Kongun të jetojë sipas rregullave të veta, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes.

Nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Project Syndicate

Dy sisteme, një botë

Nga Project Syndicate

Dështoi edhe Kina!