Banka e Anglisë është shprehur 20 paundi i ri i cili ka hyrë në qarkullim është kartëmonedha më e sigurt ndonjëherë.
Banka do të shpërndajë paratë e reja në gjysmën e bankomateve të vendit për vetëm 2 javë. 20 £ e reja janë kartëmonedha e tretë plastike që futet në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar. Kartmonedha e re ka 7 elementë sigurie përfshirë hologram metalik, shirit ultravjoletë, firmën dhe fletë ngjyrë ari dhe argjendi.
Aktualisht janë në qarkullim dy miliardë kartëmonedha 20 paund dhe në total peshojnë 1.780 ton. Kjo është njësoj si 141 autobusë. Nëse i vendosni në një rresht, mund t’i mbështillni ato nëpër botë gati shtatë herë. Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, 88% e falsifikimeve të kartëmonedhave të zbuluara ishin 20 £, tregojnë statistikat e Bankës.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga BBC