Presidenti Trump premtoi t’i jepte fund ndërhyrjes së pamatur të huaj të Shteteve të Bashkuara gjatë dy dekadave të fundit, dhe ai po e mban atë premtim.
Raportet tregojnë se ai është më afër se kurrë për ta përmbushur këtë duke i dhënë fund luftës më të gjatë në historinë amerikane. Pas viteve të negociatave, talebanët duket se janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje që do të ishte një zgjidhje për të ardhmen e Afganistanit dhe do të sillte tërheqje të trupave amerikane. Nëse dhe kur marrëveshja të nënshkruhet, rreth 5.000 trupa do të largohen nga Afganistani. Nëse kushtet pas kësaj vazhdojnë të përmirësohen, 8,000 ushtarët e mbetur përfundimisht mund të kthehen në shtëpi gjithashtu.
Pasi vendi ynë u sulmua në 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara duhej të hakmerreshin kundër atyre që vranë më shumë se 3,000 civilë të pafajshëm. Ushtria tregoi guximin dhe vlerat, duke duruar derisa të jepte një ndëshkim të drejtë.
Osama Bin Laden dhe pasardhësi i tij, Abu Bakr Bagadi, janë të dy të vdekur, dolën para drejtësisë. Sidoqoftë, kur bëri fushatë, Trump premtoi se do të shmangte luftërat e pafundme, dhe e tillë është pikërisht ajo që përfshirja jonë në Afganistan ka bërë ndër vite.
Prania jonë atje tani është zyrtarisht më e vjetër se disa prej ushtarëve amerikanë që luftojnë atje. Për shumë vite, amerikanët kanë luftuar dhe kanë vdekur për të krijuar kushtet që paqja të lulëzojë dhe që qeveria demokratike në Kabul të krijojë autoritetin e vet legjitim.
Por lufta në Afganistan nuk është më jetike për sigurinë sonë kombëtare, duke i lënë trupat tona pa asnjë mision të dukshëm.
Duke përmbushur atë premtim që dha dikur, Trump më në fund po e kthen atë shpresë në mirënjohje dhe lehtësim në të gjithë vendin.
Tony Shaffer është një oficer në pension, që shërbeu me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Ai tani është presidenti i Qendrës në Londër për Hulumtime të Politikave dhe këshilltar i fushatës 2020 të Donald Trump.