MENU
klinika

"Receta e mamit"

Plotësoni tryezën tuaj, me një sallatë me patate e ullinj

01.02.2020 - 08:14

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona
Kombinim shumë i mirë brenda një sallate të vetme!

INGREDIENTËT

  • 4 patate
  • 1 qepë e njomë e larë dhe e pastruar
  • 1 domate
  • 2 feta proshutë të tymosur
  • ¼ filxhan me ullinj të zinj
  • Kripë, piper
  • vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Qeroni patatet dhe ziejini në një tenxhere me ujë të kripur. Më pas kullojini dhe lërini të ftohen.
  2. I prisni në copa dhe vendosini në një pjatë për servirje. Prisni domaten në kubik të vegjël, proshutën dhe hidhini tek patatet.
  3. Grini imët qepën e njomë dhe e shtoni tek sallata.
  4. Shtoni më pas edhe ullinjtë, kripë, piper dhe vajin e ullirit.
  5. I përzieni të gjitha bashkë dhe shërbejeni menjëherë!

Ju bëftë mirë!