“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, po bëj ca kohë që kam problem me gjurin, më dhemb kur eci shumë. Çfarë të bëj?
Përgjigjet ortopedi: Artroza e gjurit është një sëmundje mjaft e shpeshtë degjenerative që prek kryesisht të moshuarit. Në të shumtën e rasteve shfaqet pa ndonjë shkak, me një incidencë më të lartë tek femrat.Trajtimi që ne i përshkruajmë pacientëve me medikamente, është i drejtuar drejt heqjes së dhimbjes dhe zakonisht e fillojmë me dhënien e paracetamolit, një medikament i thjeshtë, por që në artrozën e gjurit vepron shumë mirë si linjë e parë trajtimi ose me antiinflamatorët josteroid, një grup tjetër medikamentesh për dhimbje. Tek trajtimi hyn edhe fizioterapia. Nëse simptomat vazhdojnë ju këshilloj një vizitë më të hollësishme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.