MENU
klinika

25 vjet kritika për BE-në

Pse Brexit ishte triumfi personal i Boris Johnson?

01.02.2020 - 21:48

Pas tre vjetësh hezitimesh dhe vonesash, Britania zyrtarisht u largua nga Bashkimi Evropian të premten.

Në këtë ditë triumfi për kryeministrin Boris Johnson, ish-gazetari pa se ëndrra e tij më në fund po realizohej.

Boris Johnson e bëri atë. Kur mbërriti për herë të parë në zyrën e tij, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u zotua të përfundonte Brexit. Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që është larguar nga Bashkimi Evropian (BE).

Pa dyshim që mund të konsiderohet një fitore personale për udhëheqësin Konservator, i cili ka kritikuar BE-në për gati 25 vjet.

Lindur në New York në 1964 në një familje të pasur borgjeze britanike, Johnson i kaloi vitet e para në Bruksel, ku babai i tij punoi për BE-në. Obsesioni i tij me institucionin Evropian nisi gjatë viteve 1980, kur ai fillimisht punoi për gazetën The Times.

Ai më pas u bë korrespodent i Brukselit për gazetën The Daily Telegraph, ku ai  shkroi disa lajme për BE-në, të cilat tani mund të quhen ‘lajme të rreme’.

Në vitin 2008, ai u zgjodh kryebashkiak i Londrës. Referendumi i Brexit i vitit 2016 ringjalli obsesionet e tij dhe i dha një mundësi për të udhëhequr fushatën për tu larguar nga BE.

Në kolonat e tij të shumë të paguara të fushatës për The Daily Telegraph, ai siguroi që Brexit nuk do të shkaktonte ndonjë tension me Skocinë , ose që paundi britanik nuk do të vuante nga divorci evropian. Megjithatë, në tetor 2019, monedha shënoi pikën e saj më të ulët në 30 vjet.

Edhe vetë Johnson u çudit nga rezultati i papritur i referendumit të vitit 2016. Ai premtoi se “Britania ishte pjesë e Evropës dhe gjithmonë do të jetë”, dhe gjithashtu siguroi evropianët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar që të drejtat e tyre do të “ishin plotësisht të garantuara”, dhe se vendi do të vazhdonte të kishte qasje në tregun e vetëm.

Por të nesërmen, Sunday Times publikoi një kolonë të Johnson, ku ai pranonte se Brexit do të shkaktonte “tronditje ekonomike”. Megjithëse shumë e akuzuan atë për ‘mashtrim’, ai u zgjodh kryetar i partisë Konservatore dhe u bë ministri i jashtëm në korrik 2016. Duke mos u pajtuar me Brexitin “e moderuar” të Theresa May, Johnson u largua nga qeveria më 9 korrik 2018, dhe u bë kryeministër në të njëjtin muaj,.

Pas disa muajsh, ai që shumë e quajnë “BoJo” u shndërrua nga një njeri qesharak në një burrë shteti të vërtetë.

Me Britaninë tani zyrtarisht jashtë Bashkimit Evropian, Johnson, tani udhëheqësi i vendit, ka disa detyrat të vështira: bashkimin e një vendi plotësisht të ndarë pas katër vjetësh. Gjithashtu ai duhet të negociojë një marrëdhënie të re tregtare me Brukselin, pasi Britania tani hyn në një periudhë tranzicioni.

Bisedimet pritet të jenë pa kompromis, por Johnson, i cili gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të çuditshme me realitetin, nuk do ta pranojë atë.

Përkthyer dhe përshtatur nga France24/ konica.al