MENU
klinika

"E ka duruar edhe kur..."

Putini po e kupton se nuk është e lehtë të merret me Erdoganin

07.02.2020 - 18:48

Presidenti rus Vladimir Putin i është bashkuar liderëve të tjerë botërorë që kanë kuptuar se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk është një partner i lehtë për t’u marrë me të, shkruajti të premten kolumnisti i Bloomberg, Bobby Ghosh.

Meqenëse Turqia dhe Rusia kanë ruajtur marrëdhënie të mira që prej vitit 2016, Putini ka shfrytëzuar marrëdhëniet e tij me Erdoganin për të dobësuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe për të siguruar marrëveshje fitimprurëse biznesi me Turqinë, nga shitja e pajisjeve ushtarake, tek tubacionet e gazit, tha Ghosh.

“Për të ruajtur statusin e tij si miku i ri më i mirë i Erdoganit, Putin kënaqi ambiciet rajonale dhe ndërkombëtare të liderit turk,” tha kolumnisti, duke shtuar se udhëheqësi rus zgjodhi të injorojë “retorikën luftarake të Erdoganit kundër aleatëve rusë, si diktatori sirian Bashar Asad dhe i forti libian Khalifa Haftar. ”

“Udhëheqësi rus madje e ka mërzitur dhe e ka duruar kur veprimet e Erdoganit i shkatërruan, ose të paktën ndërlikuan shumë, ambiciet e tij,” tha Ghosh. Kjo ndihmoi që Erdogani të niste një ofensivë ushtarake në Sirinë veri-lindore vitin e kaluar.

Por “rusët po zbulojnë, siç kanë parë më parë amerikanët dhe eropianët, se me Erdoganin, çështjet gjithnjë e më shumë vijnë të shoqëruara me kërcënime për t’i dhënë fund aleancave,” tha kolumnisti.

Erdogan tani thotë se Turqia do të hakmerret kundër çdo sulmi ndaj ushtarëve turq në provincën veriperëndimore siriane të Idlib, ku shtatë ushtarë turq dhe një civil turk u vranë të hënën nga forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia. Presidenti turk javën e kaluar përshëndeti ushtarët ukrainas dhe tha se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia.

“Opsionet e Putinit me Erdoganin janë të kufizuara,” tha Ghosh, duke përmendur marrëdhëniet tregtare midis Turqisë dhe Rusisë, nevojën e Moskës që Ankaraja të mbështesë organizata shumëpalëshe në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, dhe planet e Putinit për të shkaktuar pasiguri për NATO-n, lidhur me angazhimin e Turqisë ndaj aleancës.

“Erdogan i di të gjitha këto. Nëse marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën janë ndonjë udhëzues, ai do të vazhdojë ta bëjë Rusinë të bëjë lëshime, në Siri dhe Libi, dhe kush e di se ku tjetër,” tha kolumnisti.

Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval/ konica.al