MENU
klinika

Zëri i Amerikës

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

29.02.2020 - 21:46

Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik.

Presidenti Trump duke iu referuar të dhënave më të fundit pas vdekjes së parë të raportuar në SHBA tha se ajo ishte një grua mbi 50 vjeç dhe e me të dhëna mjeksore që tregonin rrezik të lartë për shëndetin.

Presidenti tha gjithashtu se nuk ka vend për panik dhe se çdo amerikan i shëndetshëm nesë preket nga COVID-19 do të jenë në gjendje të shërohet.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Uashingtoni do të ndalojnë udhëtimet drejt Iranit si përgjigje ndaj situatës së krijuar atje për shkak të koronavirusit të ri. SHBA gjithashtu kanë rritur nivelin e paralajmërimeve mbi udhëtimet drejt Italisë dhe Koresë së Jugut, shkruan Voa.

Të premten Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus për të cilat autoritetet thonë se nuk janë ende të qartë mbi mënyrën e infektimit të tyre.

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit, dy rastet e tjera janë identifikuar në Kaliforni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!