MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të gatuajmë French Toast për mëngjes!

09.02.2020 - 09:02

Dhe pse emri mund të sugjerojë një prejardhje franceze, french toast ka origjine amerikane dhe ku është zakon të hahet për mëngjes ose brunch! Për shijen e tyre french toast tashmë përdoren anembanë në versione dhe shijë të ndryshme.

Përbërësit:

  • 8 feta buke pan brioche
    50 ml qumësht
    2 kokrra vezë
    60 gr gjalpë
    20 ml shurup panje
    20 gr sheqer pluhur
    10 gr kanellë pluhur
    pak kripë

Përgatitja:

  1. Për të përgatitur french toast, përgatisim fetat e bukës dhe më pas në një enë hedhim vezët duke shtuar pak kripë.
  2. Fillojmë ti rrahim dhe ndërkohë pa ndaluar llojmë të hedhim qumështin.
  3. Shtojmë më pas rreth një lugë kanelle, pasi i jep një shije të veçantë.
  4. Një një tigan të bollshëm hedhim një pjesë të gjalpit dhe e vendosim në zjarë të ulët.
  5. Zhysim fetat e bukës në përbërjen e përgatitur dhe i kullojmë përpara se ti hedhim në tigan për skuqje. I lëmë rreth 2-3 minuta për anë.
  6. Më pas i vendosim në një pjatë ku kemi venë një letër për të thithur yndyrën.
  7. Pasi të kemi përfunduar french toast, spërkasim sipër më sheqer pluhur.
  8. Vendosim përbri edhe pak shurup panje dhe një mëngjes i shijshëm është gati. Mund t’i shoqërojmë edhe me luleshtrydhe, boronica apo fruta të tjera.

Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Metoda natyrale... për ty dhe githë familjen

3 receta për t’u shëruar nga gripi…me mjaltë