MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tani e dini ç’do gatuani sot për drekë! Patate në furrë!

11.02.2020 - 09:09

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.

Përbërësit

  • 1 kg patate
    2 degë rozmarinë
    2 degë trumzë
    2 thelpinj hudhër
    50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
    15 gr kripë

Përgatitja

  1. Për të përgatitur patate në furrë në mënyrë të përsosur, si fillim fillojmë duke qëruar patatet dhe i presim sa më të mëdha të jetë e mundur.
  2. Një ene me ujë të bollshëm e vendosim në zjarr dhe sapo uji fillon të ziej hedhim patatet. I lëmë në zjarr për të paktën 5 minuta.
  3. Më pas patatet i kullojmë dhe i spërkasim sipër trumzë dhe vaj ulliri. Rregullojmë kripën dhe ndezim furrën në temperaturën 200° C.
  4. Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe transferojmë patatet dhe sipër shtojmë dhe disa degëza rozmarinë të copëtuar së bashku me hudhër të pa copëtuar.
  5. Patate në furrë duhet ti përziejmë çdo 15 minutash. I heqim pasi kanë marrë një ngjyrë të këndshme të artë.
  6. Patate në furrë janë gati, i shërbejmë për të shoqëruar pjata me mish apo peshk.

Ju bëftë mirë!