01.03.2020 - 09:31
American Airlines po pezullon fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Miami dhe Aeroporti JFK i Nju Jorkut në Milano, Itali.
Sipas njoftimit të bërë nga linja ajrore mbrëmjen e kësaj të shtune, pezullimet do të hyjnë në fuqi nga 1 mars, ndërsa pritet që fluturimet të rifillojnë sërish më 25 Prill.
Transportuesi zakonisht operon një fluturim për vajtje dhe kthimin pas nga Milano në ditë.
“Konsumatorët që kanë anuluar fluturimet e tyre dhe nuk duan të rezervojnë përsëri mund të kërkojnë një rimbursim të plotë përmes faqes së internetit të American Airlines”, ka thënë kompania.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dhe jo vetëm...
Koronavirus ‘prek’ industrinë e udhëtimit në Kinë
'Godet' konsumin dhe shërbimet
Virusi kinez “infekton” bursat
Kontrolle në aeroportin Nënë Tereza?
A jemi të mbrojtur ne shqiptarët nga virusi vdekjeprurës i Kinës?
SHBA humbet 1.6 milion vizitorë