MENU
klinika

"Receta e mamit"

Drekë për gjithë familjen: Lakra të fërguara dhe patate

01.03.2020 - 11:04

Të jeni të sigurtë që e gjithë familja do e adhurojë. Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapi

Përbërësit:

– 1 lakër e vogël turshi;
– 3 patate të madhësisë mesatare;
– ½ preshi;
– 400 g suxhuk shtëpie;
– vaj (bën edhe dhjamë);
– piper;
– kripë;
– spec i kuq i bluar;
– 3-4 thelpinj hudhre;
– 1 mollë e thartë.

Përgatitja:

Pataten zieni me lëvore dhe pastaj qërojeni dhe priteni në feta.

Në vaj apo dhjamë fërgoni preshin e prerë në rrathë, shtoni specin e bluar, piperin dhe kripën. Në të shtoni pataten e zier dhe përzieni.

Në vaj fërgoni suxhukun nga të dyja anët dhe në atë yndyrë hidhni hudhrën e grirë imët, lakrën e prerë në pjesë të holla dhe mollën në feta të holla.

Marinoni dhe fërgoni rreth 20 minuta, pa i shtuar ujë, në zjarr të vogël. Shtoni specin e bluar, piperin dhe të gjitha bashkojini.

Në një tepsi të lyer në fund hidhni pataten e prerë, ndërsa sipër lakrën. Në mes vendosni suxhukun. Mund ta ndani në gjysma.

Lyeni me vaj dhe piqeni në furrë rreth 30 minuta derisa të piqen mirë.

Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN