MENU
klinika

"Pushteti 20-vjeçar"

Si ndryshoi Rusia e Putinit!

23.03.2020 - 16:13

Ishte një ditë ndryshimi. Pas dimrit të gjatë rus, pranvera kishte ardhur në Kaukazin verior. Ajri ishte më i ngrohtë.

Ishte e diel, 26 mars 2000. Larg në veri, në Moskë, Vladimir Putin ishte duke pritur për të parë nëse votimi në zgjedhjet presidenciale të Rusisë do ta konfirmonte atë në postin që ai kishte mbajtur që nga dalja në pension e paraardhësit të tij Boris Yeltsin.  Ai fitoi.

Në dy dekadat që nga ajo kohë, Putini ka përcaktuar se çfarë do të thotë pushtet politik në Rusinë pas-Sovjetike.

Në të njëjtën kohë, Rusia gjithashtu ka provuar të kontrollojë dhe përcaktojë mënyrën se si i tregohet botës historia e saj.

Në një farë kuptimi, nga fundi i vitit 1994 deri në vitin 1996, gazetarëve iu dha liri e madhe të raportonin ato që donin. Qasja e tyre ishte e kufizuar vetëm nga ndjenja e tyre e rrezikut.

Ishte ndryshe pasi konflikti separatist nisi përsëri në cheçeni në vjeshtën e vitit 1999. Qeverisë në Moskë, atëherë nën udhëheqjen e Putinit si kryeministër, nuk i kishte pëlqyer mbulimi negativ i vdekjeve civile gjatë konfliktit të mëparshëm.

Unë isha atje si korrespodent në Grozny atë ditë pranvere sepse kisha skuaratje me helikopter ushtarak të ushtrisë ruse.

Perëndimorët ishin rrëmbyer dhe vrarë, dhe udhëtimi vetëm ishte edhe më i rrezikshëm sesa kishte qenë më parë. Megjithatë, ishte ushtria që vendosi orarin, dhe ne kishim shumë pak shanse për të parë ndonjë gjë përtej vendeve që ata vendosën të na conin, dhe njerëzit që ata na lejuan të takonim.

Diçka tjetër po ndryshonte gjithashtu. Për herë të parë, pashë një fotoreporter dixhital me një laptop. Po raportoja për TV dhe radio atë ditë.

Që atëherë, teknologjia ka ndryshuar botën e korrespondentëve ndërkombëtarë në shumë mënyra. Por disa gjëra kanë mbetur të njëjta. Gjatë historisë moderne të Rusisë, trajtimi i saj i korrespondentëve të huaj ka qenë histori e marrëdhënieve të saj me pjesën tjetër të botës.

Nuk ishte vetëm moti që po ndryshonte atë ditë pranvere në Grozny. Marrëdhëniet e Jelcinit me Perëndimin janë parë nga shumë bashkatdhetarë të tij si një pranim i lartë i politikës së jashtme të SHBA.

Putin, ndërsa hyn në dekadën e tij të tretë të pushtetit rus, ka zgjedhur ta kundërshtojë.

Që nga viti 2000, Rusia ka bërë përpjekje të mëdha dhe të kushtueshme për të formuar mënyrën se si shihet në të gjithë botën.

Në 2005, nisi punën Russia Today, kanali televiziv i njohur tani si RT. Kremlini ka përdorur platformat e  mediave sociale, si për të shpërndarë përmbajtje nga RT dhe organizata të tjera mediatike miqësore me Kremlinin, dhe ndoshta për të ndërhyrë në zgjedhje.

Me gjithë këto përpjekje zyrtare për të treguar historinë e Rusisë, çfarë shprese kanë korrespondentët? E vërteta është se ata ende kanë një ndikim të madh.

Rusia mund të ketë shpenzuar shumë miliona në RT, por pak njerëz e shikojnë atë.

Vazhdimi i tensioneve diplomatike lidhur me Ukrainën dhe Sirinë dhe helmimi i ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij nuk i kanë dhënë Rusisë shumë fansa.

Tani për tani, historia 20-vjeçare e Putinit është bërë historia e luftës dhe paqes me Perëndimin.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Conversation/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja përse Merkel duhet të largohet

“Zemra e Evropës” duhet të rrahë më shpejt!