MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Edhe në kohë koronavirusi, Britania nuk pranon këshilla!

13.03.2020 - 15:33

Sa shpejt e paimagjinueshmja mund të bëhet realitet.

Ne të gjithë jemi duke hyrë në një botë të re ndërkohë që pandemia Covid-19 i merr jetën mijëra njerëze. Shumë familje në Mbretërinë e Bashkuar do të humbasin të dashurit e tyre, ka paralajmëruar kryeministri, janë identifikuar 590 raste, por zyrtarët thonë se numri i vërtetë është ndoshta midis 5 dhe 10,000.

Qeveria tani thotë se po përpiqet të kontrollojë situatën dhe duket se po kërkon ta vonojë koronavirusin. Johnson thotë se po e bën këtë me këshillat e ekspertëve.

Megjithatë nuk dihet nëse kjo politikë është e duhura. Redaktori i revistës mjekësore Lancet e përshkruan kryeministrin si të vetëkënaqur. Disa ekspertë kanë thënë edhe që përgjigja në Mbretërinë e Bashkuar ishte “patetike”.

Masat e reja janë minimale në krahasim me ato të marra në vendet e tjera.

Në kontrast me Anglinë, Irlanda ka mbyllur shkollat, çerdhet dhe kolegjet dhe u ka bërë thirrje të gjithë atyre që munden të punojnë nga shtëpia. Danimarka ka dërguar në shtëpi të gjithë punonjësit e sektorit publik. India ka pezulluar shumicën e vizave për të huajt. Italia është e gjitha e izoluar.

Përkushtimi i shkencëtarëve, punonjësve të shëndetit dhe të tjerëve në të gjithë botën është frymëzues.

Por janë qeveritë ato që kanë në dorë shumëçka. Në të gjithë botën, autoritetet po detyrohen të marrin vendime të vështira dhe komplekse në këtë krizë.

Karantinat masive si ato në Wuhan, Kinë dhe Itali, mund të mos jenë e vetmja apo edhe mënyra më e mire.

Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar duket se i ka injoruar mësimet nga vendet e tjera, dhe do të zgjedhë tjetër drejtim.

Image result for coronavirus britain

Është shumë e rendësishme që qeveritë të ndjekin këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe të japin udhëzime të qarta.

Disa kanë bërë punë shembullore, të tjerë po dështojnë. Vetëkënaqësia dhe natyra e çrregullt e përgjigjes amerikane ka qenë tronditëse dhe e frikshme.

Numri i rasteve në SHBA ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa deklarohet.

Por edhe për Mbretërinë e Bashkuar ka disa pikëpyetje. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit këtë javë u bëri thirrje shteteve të ndërmarrin “veprime urgjente”, duke theksuar se disa vende kanë mposhtur me sukses virusin, të paktën tani për tani.

Sfida për të tjerët, shtoi ai, “nuk është nëse ata mund të bëjnë të njëjtën gjë, është nëse do ta bëjnë “. Me sa duket Mbretëria e Bashkuar nuk do ta bëjë. Nëse ideja e Boris Johnson është e gabuar, çmimi do të jetë i lartë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al