MENU
klinika

Nga The Guardian

Kina është sëmurë por jo vetëm nga koronavirusi!

09.03.2020 - 16:48

Në Kinë, njerëzit nga qyteti i Wuhan quhen me shaka si “zogj me nëntë kokë” për shkak të zakonit të tyre të konflikteve të kota.

Javët e fundit, megjithatë, një heshtje e frikshme ka pushtuar botën e tyre. Rrugë bosh, qendra boshe. Qeveria thotë se 80,000 janë infektuar nga koronavirusi, dhe më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur në Kinë.

Kjo pandemi tani është përhapur në më shumë se 100 vende dhe territore.

Shikuar nga jashtë, qyteti mund të duket si një akuarium gjigand. Peshqit  notojnë në heshtje. Policia ka mbyllur dyert në mënyrë që të monitorojë kush hyn dhe largohet nga ndërtesat. Rrugët jashtë qytetit të bllokuara me mure. Edhe rrugë të vogla që çojnë drejt tokës bujqësore janë shkatërruar.

Në kohët normale, zogjtë me nëntë koka të Wuhanit kanë një mendim për të gjitha llojet e temave politike dhe kulturore.

Jeta dhe vdekja janë në diskutim, dhe është e tmerrshme që nuk dihet nga erdhi virusi? Sa është përhapur? Sa do të zgjasë epidemia? Pyetje të tilla , mund të bëjnë që të duket se vetë civilizimi vihet në pikëpyetje.

Sistemi komunist, po shkatërron besimin shoqëror për dekada të tëra. Por pa besim, sistemi imunitar i njerëzve kundër gënjeshtrës merr fund.

Ekziston problemi shumë shqetësues që partia komuniste nuk dëshiron transparencë dhe besim. Fuqia e partisë mbështetet në mënyrë thelbësore në dy gurthemelet: frikësimi dhe kontrolli i informacionit. Kjo për faktin se një popullsi si e frikësuar ashtu edhe e verbër është e besueshme.

Kina është e sëmurë, po, por nga shumë më tepër sesa një koronavirus. Bota shqetësohet, jo vetëm për virusin, por për sëmundjet më të rënda.

Kina ndërvepron me botën ekonomikisht dhe, vitet e fundit, politikisht gjithashtu.

Nëse sëmundja vazhdon të përkeqësohet dhe përhapet, bota mund të duhet të përballet me pyetjet ekzistenciale që sëmundja shtron: a mund të mbijetojë civilizimi pa besim? A mund të mbijetojë pafundësisht një qeveri që i mungon legjitimiteti?

Ai Weiwei është një artist, aktivist dhe avokues bashkëkohor i reformës politike në Kinë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al