MENU
klinika

Sekreti i "Dollar General"

Koronavirus mund të ndihmojë biznesin!?

13.03.2020 - 11:23

Në një ditë trazirash të tregut falë ankthit në rritje mbi ndikimin e Koronavirusit në ekonominë e SHBA, Dollar General thotë se shtytja për distancimin social gjatë këtij shpërthimi ka të ngjarë të nxisë biznesin e saj. Zinxhiri i dyqaneve me ulje, me 16.227 të tilla në Amerikën rurale dhe periferike, të enjten raportoi vitin e tij të 30 të rritjes të shitjeve, dhe dha një parashikim të të ardhurave për vitin 2020. Dollar General ka shtuar rreth 1.000 dyqane çdo vit gjatë viteve të fundit. Kompania, e cila mori të ardhura prej 27.8 miliardë dollarë në vitin 2019, pret rritjen e shitjeve neto prej 7.5% në 8% në vitin 2020, si dhe një rritje prej 2.5% në 3% për shitje të krahasueshme, të cilat përjashtojnë dyqane të reja ose të mbyllura kohët e fundit.

Ndërkohë, në tregtinë e pasdites, S&P 500 ishte ulur 8% nga frika se çfarë, Koronavirusi dhe përpjekjet për ta përmbajtur atë, do të bënin për shpenzimet e konsumatorit. Por drejtuesit e Dollar General i thanë Wall Street se afërsia e dyqaneve të saj të vegjël (zakonisht 7,000 metra katror në madhësi) me shumë blerës, do të ishte tërheqëse për ata që kërkojnë të mos e ngasin shumë makinën dhe të praktikojnë distancën sociale duke shmangur dyqanet e mëdha dhe të mbushura me njerëz. Drejtori i Përgjithshëm Todd Vasos, i cili shprehu mbështetjen e tij për njerëzit që po përballen me shpërthimin, tha se 75% e amerikanëve jetojnë brenda shtatë milje nga një Dollar General. Sektreti i zinxhirit ka qenë prej kohësh që të vendosë dyqane të vogla afër blerësve dhe të mbushë raftet me një gamë të gjerë të produkteve në një numër të kufizuar madhësish, të gjitha me çmime shumë të ulëta.

Rreth 57% e klientelës së Dollar General jetojnë në familje me të ardhura më të ulta se 49.900 dollarë/vit, sipas të dhënave të vitit 2019 nga firma kërkimore Kantar, dhe 30% marrin më pak se 25,000 dollarë/vit. Drejtuesit minimizuan shqetësimet për të pasur stok të vazhdueshëm dhe të mjaftueshëm në një kohë tensioni në zinxhirin e saj të furnizimit. Vasos pranoi që do të ketë vonesa në disa artikuj me origjinë nga Kina, por tha se Dollar General ka një grup të larmishëm furnitorësh që zbutin këtë çështje. Përkundër të gjitha pasigurive që ende lëvizin rreth ekonomisë, shefi i financave të Dollar General, John Garratt tha se ai nuk pret që pandemia të ketë një “ndikim material në biznesin tonë ose në rezultatet financiare fiskale 2020”. Konkurrentët si Walmart dhe Target nuk e kanë vlerësuar ndikimin e mundshëm të biznesit të tyre, por ka të ngjarë të ketë një të tillë.

Sidoqoftë, shumë shitës me pakicë si Dollar General që shesin elemente të domosdoshme dhe për konsum të përditshëm, kanë parë një rritje të biznesit këtë muaj me konsumatorët që blejnë produkte pastrimi, ushqimi dhe sende të tjera thelbësore me shumicë. Dyqanet e Costco kanë pasur dyndje këtë javë dhe shefi ekzekutiv i Target, Brian Cornell tha javën e kaluar se kishte pasur disa “blerje agresive” në disa prej dyqaneve të tij. Megjithatë, Garratt paralajmëroi analistët që të mos shohin shumë përfitime sikurse sugjeron Dollar General, duke theskuar se disa prej tyre janë vetëm shitje në avancë. “Si shumica e stoqeve, ka gjithmonë nje klëckë nga pas që fshihet,” tha ai. /Fortune

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç