MENU
klinika

Një fond prej 8.7 miliardë lekësh

Rama jep lajmin e mirë për ndërtimin e 3400 shtëpive të para

05.03.2020 - 09:17

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se është mbyllur teksti i Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8.7 miliardë lekë. Rama theksoi se pas miratimit të fondit, do t’u hapë rrugë njësive zbatuese që të çelin tenderin ndërkombëtar i cili do të hapet në fillim të javës së ardhshme. Ai tha se natën e fundit të këtij viti, të gjithë ata që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit, do ta nisin ditën e parë të Vitit të Ri me një banesë të re.

“Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliarde lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet që familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin” shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”