MENU
klinika

"Europa, të shpallet 'zonë e kuqe'"

Salvini kërkon mbylljen e Shengenit

13.03.2020 - 13:41

“Sa më parë të mbyllet Shengen aq më mirë është”, ka deklaruar sot lideri i Partisë opozitare Matteo Salvni.

“Çdo ditë e humbur, sjell të vdekur më shumë, sa më shpejt të mbyllet lëvizja Shengen aq më shumë kujdes do kemi në kufijtë. Duhet anulluar Traktati Schengen”, tha ai.

Dy ditë më parë ish-ministri i Brendshëm ka bërë një deklaratë akoma më të fortë duke kërkuar që zona e kuqe nga rreziku i koronavirusit të shtrihet në të gjithë Europën, një masë që sipas Matteo Salvinit do të shërbejë jo vetëm kundër virusit por dhe për të evituar luftrat tregtare që po përgatiten.

Matteo Salvini është shprheur gjithashtu se Partia e tij është përgjegjëse e bashkëpunëtore me qeverinë por nuk do pranojë të bëhet bashkëfajtore në një situatë të tillë që po i del nga duart qeverisë.

“Kapërcimi i mbi 100 viktimave e bën situatën tragjike”, tha ai.

Ndërsa ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka deklaruar sot se “nëse do jetë e nevojshme, jemi gati për zgjedhje më kurajoze me masa më të forta ndaj atyre që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

Nga infektimi i presidentit të Olympiacos

COVID-19 anulon takimin e sotëm City-Arsenal

"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!