MENU
klinika

... ekonomia vetëm sa po i ndjen pasojat

Shembull nga Japonia, ku jeta vijon normalisht me Koronavirusin

16.03.2020 - 13:41

Në Japoni rasti i parë me Covid-19 (Coronavirus) është identifikuar më 10 janar 2020.

Nga ajo datë deri më sot numri i të infektuarve këtu është mbi 800 raste, ndërsa janë të regjistruara afër 30 vdekje si pasojë e Covid-19.

Edhe pse numrat mund të duken të frikshëm këtu jeta e përditshme dhe rutina pothuajse nuk ka ndryshuar fare. Deri më sot në asnjë dyqan nuk janë vërejtur mungesa të asnjë lloji të produkteve ushqimore. Qeveria ka ndaluar rishitjen e maskave të fytyrës dhe pastruesit e duarve me bazë alkoolike për përfitime nga biznese ose individë, kështu duke e bërë krim të dënueshëm me burgim deri në një viti ose gjobë prej 1 milion yen (8,600 euro), ose të dyja bashkë.

Gjithashtu qeveria ka forcuar regjimin e vizave dhe e ka bërë të detyrueshme karantinën 14 ditore për qytetarë që vijnë nga disa rajone të Kinës, Koresë, Iranit dhe Italisë. Kompanitë private dhe institucionet publike janë inkurajuar të punojnë nga shtëpia, gjithsesi bazuar në kulturën dhe etikën e punës këtu kjo mundësi nuk shfrytëzohet nga shumica e qytetarëve.

Pra, në qytet kafenetë, restauronte dhe pjesa më e madhe e dyqaneve janë të hapura dhe funksionojnë normalisht.

Një gjë ka ndryshuar me siguri, numri tejet i vogël i turistëve të huaj në Japoni, në veçanti atyre nga Kina dhe Koreja ka filluar të vërehet dukshëm dhe ekonomia vetëm sa po i ndjen pasojat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shifrat e kuqe" mbulojnë ekranet

CNBC/ Bursat europiane “humbasin kontrollin”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!