MENU
klinika

Të gjithë jemi në provë...

Virusi nuk frikësohet nga “superfuqia” Amerikë…

12.03.2020 - 17:06

Ndërsa presim teste gjithnjë e më të mira për të përcaktuar se sa njerëz janë infektuar me koronavirus, kuptoni këtë: Të gjithë ne tashmë jemi duke u testuar.

Nga ekonomia, deri tek besueshmëria e udhëheqësve, e deri tek rezistenca jonë individuale, të gjithë jemi tani në një kryqëzim që do të ndryshojë mënyrën se si ne punojmë dhe si veprojmë si qytetarë dhe fqinjë.

Do të matim aftësinë tonë për të trajtuar problemet dhe pasigurinë. Aftësinë tonë për të vendosur interesat e grupit përpara çdo individi. Tingëllon lehtë, por nuk do të jetë kështu. Si komb, nuk na është kërkuar që të sakrifikojmë në një kohë shumë të gjatë. Kjo do të testojë durimin tonë.

Sistemi ynë i kujdesit shëndetësor dhe rrjeti i sigurisë sociale do të testohen. Edhe aftësia jonë për të numëruar do të testohet.

Besnikëria jonë ndaj fqinjëve tanë gjithashtu do të testohet. Angazhimi ynë për shoqërinë do të matet gjithashtu.

Do të kërkohet më shumë nga disa sesa të tjerët.

Ne do të kuptojmë se çfarë do të thotë me të vërtetë fjala “jetike”.

Gjatë rrugës, ne jemi duke mësuar gjëra shumë të rëndësishme për veten tonë. Shumë prej nesh mësuan se si t’i lanin duart në mënyrën e duhur. Disa kanë heur dorë nga paragjykimet ndaj aziatikëve dhe italianëve dhe atyre që kolliten në publik.

Virusi gjithashtu do të testojë besimin tonë te udhëheqësit. Disa prej tyre kanë dështuar tashmë, për sa  i përket shpejtësisë, besueshmërisë ose gatishmërisë për të punuar me.

Pretendimet tona për statusin e superfuqisë së vendit tonë do të testohen gjithashtu.

Virusi nuk frikësohet nga fuqia jonë. Nuk i intereson forca jonë ushtarake apo teknologjike. Mbase ky është një mësim.

Dallimet racore, sociale, fetare ose gjeografike janë thjesht “asgjë” për këtë patogjen.

Ne jemi të gjithë njerëzorë dhe të gjithë të prekshëm, dhe të gjithë në mbarë botën po përballen me këto prova në të njëjtën kohë.

Rezultatet do të ndryshojnë. Do të ketë fillime të gabuara dhe gabime.

Por një nga pikat e forta të vërteta të Amerikës është aftësia jonë për të qenë të bashkuar kur përballemi me një kërcënim të jashtëm. Ne e kemi parë këtë në kohë lufte. Ne e kemi parë gjatë garës në Hënë. Ne e kemi parë pas sulmeve të 11 shtatorit. A po e shohim edhe tani me përhapjen e këtij virusi? Kjo është një pyetje e hapur dhe është e tmerrshme.

Kjo është një provë që duhet ta kalojmë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon Shtëpia e Bardhë për koronavirusin

“Media bën panik për të dëmtuar Trumpin”

CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”