Protestat e dhunshme në Paris këtë javë, pas një incidenti me policinë, janë një tregues i qartë i tensioneve sociale të nxitura nga masat e rrepta të Francës në përgjigje të pandemisë koronavirus. As dhuna nga policia dhe as trazirat nuk na befasojnë, duke marrë parasysh historinë e të dyve në getot periferike që rrethojnë qytetet kryesore të Francës, ku jeton shumica e popullsisë së saj.
Por tensionet midis forcave të sigurimit të tepërt të Francës dhe popullatës së saj shkojnë përtej kësaj.
Kombinuar me pakënaqësinë popullore mbi reagimin e Presidentit Francez Emmanuel Macron ndaj pandemisë, ata rrezikojnë ta dëmtojnë figurën e Macron.
Ashtu si shumë udhëheqës të tjerë në Evropë, Macron nuk ishte përgatitur ende në fillim të marsit, kur veriu i Italisë ishte prekur shumë. Edhe pse nevoja për distancim shoqëror u bë e qartë, ai këmbënguli që të zhvillohej raundi i parë i zgjedhjeve bashkiake më 15 mars, dhe ditën tjetër vendosi izolimin e kombit.
Pasi fillimisht këshilloi kundër mbajtjes së maskave në publik, qeveria që atëherë ka ndryshuar mendimin e saj. Ndërkohë, si vendet e tjera të botës, edhe Franca ka mungesa të maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse dhe sanitare, si për publikun e gjerë, ashtu edhe për personelin mjekësor.
Macron mori përgjegjësinë për mungesën e përgatitjeve të Francës në mes të prillit, por ai tani po paguan për gabimet e tij të hershme.
Po aq shqetësuese është mungesa e besimit të publikut në aftësinë e qeverisë së tij për të menaxhuar lehtësimin e masave.
Asnjë nga këto nuk e dallon Macron nga shumica e homologëve të tij evropianë në përgjigjen ndaj shpërthimit fillestar të pandemisë.
Siç ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2017 që e sollën atë në pushtet, avntazhi i Macron është mungesa e një kundërshtari të vërtetë politik, përveç Marine Le Pen.
Në vitin 2017, duke u përballur me Le Pen në balotazhin presidencial, Macron në thelb u ofroi votuesve një zgjedhje: unë, ose humnera. Herës tjetër, ai mund të detyrohet të pranojë: humnera, jam unë.
Judah Grunstein është kryeredaktori i World Politics Review.
Përkthyer dhe përshtatur nga World Politics Review/ konica.al