MENU
klinika

Të dhënat e reja tronditëse

Kina e fshehu virusin 6 ditë! Nëse do të kishte vepruar ndryshe…

15.04.2020 - 15:21

Në gjashtë ditët pasi zyrtarët e lartë kinezë vendosën fshehurazi se ata me gjasë po përballeshin me një pandemi nga një koronavirus i ri, qyteti Wuhan në epiqendrën e sëmundjes priti një banket masiv për dhjetëra mijëra njerëz; miliona filluan të udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Lunar, raporton AP.

Presidenti Xi Jinping paralajmëroi publikun në ditën e shtatë, 20 janar. Por deri në atë kohë, më shumë se 3,000 njerëz ishin infektuar gjatë pothuajse një javë heshtjeje publike, sipas dokumenteve të brendshme të marra nga Associated Press dhe vlerësimet e ekspertëve bazuar në retrospektivë të dhënat e infeksionit.

Vonesa nga 14 janari deri në 20 janar nuk ishte as gabimi i parë nga zyrtarët kinezë, dhe as vonesa më e gjatë, pasi qeveritë në të gjithë botën kanë vepruar thuajse njësoj.

Por vonesa nga vendi i parë erdhi në një kohë kritike. Përpjekja e Kinës për të  shmangur panikun bëri që kjo pandemi të infektonte pothuajse 2 milion njerëz dhe ka marrë më shumë se 126,000 jetë.

China sat on news that coronavirus would be a pandemic for 6 days ...

“Kjo është jashtëzakonisht e tmerrshme,” tha Zuo-Feng Zhang, një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles. “Nëse do të kishin ndërmarrë veprime gjashtë ditë më parë, do të kishte shumë më pak pacientë dhe pajisjet mjekësore do të ishin të mjaftueshme.”

Sidoqoftë, një tjetër epidemiolog, Benjamin Cowley në Universitetin e Hong-Kongut, vuri në dukje se mund të ketë qenë një çështje e ndërlikuar. Nëse zyrtarët shëndetësorë e ngrinin alarmin para kohe, kjo mund të dëmtonte besueshmërinë e tyre, dhe mund të pengonte përpjekjet e tyre për të mobilizuar publikun, tha ai.

Gjatë atyre 6 ditëve, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Sëmundjeve nuk regjistroi ndonjë rast të ri,. Megjithatë, gjatë asaj kohe, nga 5 janari deri në 17 janar, qindra pacientë kishin shkuar në spitale jo vetëm në Wuhan, por në të gjithë vendin.

Kontrollet e Kinës, pengesat burokratike dhe hezitimi për të shkruar e përhapur lajme të tilla penguan paralajmërimet e hershme, thanë ekspertët.

Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht fshehjen e informacionit në ditët e para, duke thënë se menjëherë raportoi në Organizatën Botërore të Shëndetit. “Akuzat për fshehje apo mungesë transparence në Kinë janë të pabaza,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian në një konferencë për shtyp të enjten.

Sipas urdhrave të rinj, më 16 janar zyrtarët në Wuhan dhe në vende të tjera më në fund morën komplete testimi të aprovuara nga CDC dhe një dritë jeshile për të filluar konfirmimin e rasteve të reja. Në të gjithë vendin, dhjetëra raste të raportuara pastaj filluan të shfaqen.

Will the WHO Declare the Wuhan Coronavirus a Global Emergency?

Më 20 Janar, Presidenti Xi foli për herë të parë virusin, duke thënë se shpërthimi “duhet të merret seriozisht”. Një epidemiolog kryesor kinez, Zhong Nanshan, njoftoi për herë të parë se virusi ishte i transmetueshëm nga një person në tjetrin në televizionin kombëtar.

Vonesa mund të mbështesë akuzat nga Presidenti i SHBA Donald Trump se sekreti i qeverisë Kineze e pengoi përgjigjen e botës ndaj virusit. Sidoqoftë, edhe njoftimi publik më 20 janar i dha SHBA-së gati dy muaj për t’u përgatitur për pandeminë.

Gjithsesi, shumë  thonë se një paralajmërim i hershëm do të shpëtonte jetë. Nëse publiku ishte paralajmëruar një javë më parë të praktikonte distancimin shoqëror, të vishte maska ​​dhe të ndalonte udhëtimet, mund të kishte shumë më pak raste.

“Sa më herët të veprosh,” tha epidemiologu i Los Anxheles Zhang, “aq më lehtë mund ta kontrollosh sëmundjen”.

Përkthyer dhe përshtatur nga Associated Press/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohen vullnetarë për testimin

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin

Editoriali i The Washington Post

Si e tronditi epidemia sistemin kinez…