MENU
klinika

Nga The Washington Post

Në Britani asgjë nuk është më si parë!

06.04.2020 - 17:20

Disa ditë pasi testoi pozitiv për COVID-19, Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, është shtruar në spital. Një zëdhënës për Nr. 10 Downing Street tha që ky ishte një “hap paraprak”, absolutisht i nevojshëm.

Kjo është një ngjarje shqetësuese. Ai ka thënë se qeveria e tij po lufton një “luftë” kundër COVID-19. Dhe në një farë mënyre po.

Nga historia, ne e dimë vetëm shumë mirë, morali i një vendi në krizë shpesh mbështetet shumë tek lideri.

Mbrëmë, gati në të njëjtën kohë kur doli lajmi për përkeqësimin e shëndetit të kryeministrit, mbretëresha mbajti një fjalim për vendin e saj. “Karakteristikat si vetëdisiplina, vendosmëria e karakterizojnë akoma këtë vend. ” Mbretëresha i kujtoi vendit që fjalimi i pare i saj  kishte qenë në vitin 1940, kur ajo, asokohe një fëmijë.

British PM Boris Johnson admitted to hospital for tests over ...

Në Luftën e Dytë Botërore, armiku, Gjermania naziste, ishte një kërcënim për shoqërinë e lirë. Sidoqoftë, sot ne do ta mposhtim vdekjen, vetëm duke sakrifikuar lirinë.

Ndoshta izolimi tre-mujor, gjashtëmujor ose njëvjeçar është mënyra e vetme e arsyeshme për të luftuar me pandeminë. Por ai ka të drejtë të llogarisë kostot përveç vdekjeve.

Njerëzit me COVID-19 po vdesin për shkak të një virusi.

Por tani duket se gjithçka do të ndryshojë brenda natës. Britanisë iu deshën më shumë se tre vjet për të vendosur kushtet në të cilat do të linte Bashkimin Evropian.

Watch again: Boris Johnson updates the country on coronavirus ...

Projektligji është hartuar të zgjasë për dy vjet dhe vendos ndalimin e të gjitha tubimeve, përfshirë tubimet politike.

Pa lirinë e tubimit, si është e mundur që kjo marrëveshje të kundërshtohet në mënyrë demokratike? Asgjë nuk është e qartë.

Tani më shumë se kurrë, Britanisë i duhet një udhëheqës i aftë, që të forcojë moralin publik dhe të ruajë kushtetutën dhe identitetin e vendit.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat për kryeministrin e mundshëm

“Johnson s’ka guxim të përballet me njerëzit”