MENU
klinika

"... dhe ekonominë"

Trump dhe Putin bisedojnë mbi koronavirusin

11.04.2020 - 11:22

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se së shpejti do të diskutojë me homologun e tij amerikan Donald Tramp për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, si dhe për pasojat për ekonominë botërore.

Gjatë videokonferencës me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili është në orbitë rreth Tokës, Putin tha se partneriteti ruso-amerikan në eksplorimin e hapësirës duhet të jetë një model për bashkëpunimin për ta luftuar koronavirusin.

“Ky është një shembull i partneritetit efektiv të vendeve tona në interes të njerëzimit. Në këtë mënyrë ne duhet ta organizojmë punën edhe në zgjidhjen e problemeve aktuale … lufta kundër pandemisë dhe situatës së tregut janë çështje ndërkombëtare”, tha Putin nga Kremlin.

Trump dhe Putini diskutuan mbi negociatat ndërkombëtare për stabilizimin e tregut të naftës, të goditur nga një rënie drastike e çmimit të arit të zi për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit.

Edhe pse Rusia dhe SHBA-ja janë në marrëdhënie të tensionuara, presidentët e tyre treguan mirëkuptim të ndërsjellë, sipas burimeve zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Zbardhet plani “sekret” i SHBA

“Kosova ndahet, shqiptarët do bashkohen!”