MENU
klinika

Sërish kundër Merkelit

Gjermanët nuk duan të paguajnë “faturat” e BE-së

21.05.2020 - 12:07

Angela Merkel përballet me një revoltë të brendshme për propozimin e saj të përbashkët me Presidentin Francez Emmanuel Macron për të ndihmuar vendet e goditura nga Evropa të rikuperohen, mes frikës në Gjermani se vendi do të “përfundojë duke paguar faturat e BE”.

Ministri i Shëndetësisë i vetë Gjermanisë ka refuzuar të aprovojë në mënyrë të qartë planin e BE-së nga liderja e partisë së tij Angela Merkel, në mes të kritikave në rritje drejtuar kancelares gjermane.

Franca dhe Gjermania bënë një propozim marramendës këtë javë, pasi Emmanuel Macron dhe Angela Merkel zbuluan një fond evropian të rimëkëmbjes prej 448 miliardë £.

Propozimi ishte një përpjekje për të zgjidhur problemet që kërcënojnë Komisionin Evropian.

Shtetet më të varfëra jugore janë prekur më shumë nga virusi, si Italia dhe Spanja, dhe shtetet e pasura veriore refuzojnë borxhin kolektiv.

Merkel, e cila më parë kishte refuzuar idenë, tha që Komisioni Evropian duhet të mbledhë para për fondin duke marrë hua në tregje, të cilat do të paguheshin gradualisht nga buxheti i përgjithshëm i BE-së.

Reporteri i BBC Newsnight Mark Urban foli me Ministrin gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn për lëvizjen e paparë që shkatërroi disa “tabu fiskale”.

Urban tha: “Kancelari ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm në lidhje me paketën e financave. Ajo kapërceu një vijë që politikanët gjermanë kurrë nuk kanë dashur ta kapërcejnë më pare”.

Spahn nuk pranoi të mbështeste në mënyrë të qartë planin, duke iu përgjigjur: “Këto janë periudha që kërkojnë solidaritet evropian. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin të rimëkëmbemi ekonomikisht në këtë kohë të vështirë”.

“Këtu Gjermania dëshiron të luajë një rol mbështetës. Ajo ka nevojë për një konsensus midis shteteve anëtare”, shtoi ai.

Ai më pas pranoi se kishte shqetësime “legjitime” nga brenda Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare përfshirë Hollandën dhe Austrinë që kanë ofruar një kundër-propozim të planit.

Spahn shtoi: “Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e miqve tanë holandezë dhe austriakë”. Urban i BBC-së vazhdoi: “Gjermania do të përfundojë të paguajë faturat. Për këtë njerëzit në Gjermani historikisht janë shqetësuar shumë, a nuk është kështu?”

Kritikët në Gjermani kanë thënë që Angela Merkel i ka vendosur interesat e BE-së mbi vendin e saj.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ Konica.al