MENU
klinika

“Ajo sigurisht se do të vazhdojë..."

Merkeli refuzon ftesën e Trumpit për Samitin e G7

30.05.2020 - 10:41

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë në Samitin e Grupit G7 në Uashington.

“Kancelarja federale e falënderon presidentin Trump për ftesën e tij për Samitin G7 në fund të qershorit në Uashington. Deri më sot, duke e marrë parasysh situatën e përgjithshme pandemike, ajo nuk mund të pajtohet për pjesëmarrje personale për një udhëtim në Uashington”, raportohet të ketë thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

“Ajo sigurisht se do të vazhdojë ta përcjellë zhvillimin e pandemisë”, thuhet më tej në njoftim, shkruan “Reuters”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka thënë se beson që nuk do të kishte shembull më të mirë të rihapjes sesa mbajtja e Samitit G7 në Shtetet e Bashkuara afër fundit të qershorit. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë të martën.

Ndryshe, Samiti G7 ishte planifikuar të mbahej nga 10 deri më 12 qershor në Camp David të Shteteve të Bashkuara, por ky plan u anulua shkaku i përhapjes së koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN