MENU
klinika

Pse gjermanët nuk e quajnë koronavirusin "armik"?

Të gjithë flasin për luftë… përveç Merkelit!

31.05.2020 - 16:00

Çdo udhëheqës politik në mbarë botën kanë përdorur “fjalorin e luftës” për të përshkruar pandeminë e koronavirusit.

Në Francë, Presidenti Emmanuel Macron tha se kombi i tij ishte në luftë me një armik të padukshëm. Në SHBA, Presidenti Donald Trump kënaqet me idenë e të qenurit një “president i kohës së luftës”. Në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Johnson ka folur për virusin si një “armik” dhe madje ka thënë se “ne duhet të veprojmë si çdo qeveri e kohës së luftës” për të mbrojtur ekonominë.

Por në Gjermani jo. Virusi nuk është një “armik” dhe procesi i frenimit të tij nuk është luftë.

Ndoshta ka një tendencë midis politikanëve gjermanë për të shmangur metaforat e luftës për arsye historike. Mund të ketë një ndjenjë jo pozitive brenda vendit dhe ndërkombëtarisht nëse liderët politikë gjermanë flasin për luftë, qoftë edhe në mënyrë metaforike.

Një prej udhëheqësve të partisë AfD kohët e fundit ‘vajtoi’ për humbjen e territorit të Gjermanisë pas luftës së dytë botërore.

Kështu që kancelarja gjermane Angela Merkel nuk përdor fjalë të tilla kur flet për koronavirusin. Në fakt, ajo vështirë se përdor metafora. Ndërveprimi i parë i saj i madh publik gjatë krizës ishte një fjalim televiziv në 18 Mars. Fjalët e Merkel për të përshkruar krizën ishin të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Ajo foli për “këtë situatë”, “një detyrë historike” dhe një “sfidë të madhe” përpara.

Kur Merkel foli për të kaluarën, ishte për të shprehur një dëshirë që të mos kthehej në të. Aj

Në një fjalim para parlamentit gjerman më 23 prill, Merkel përsëri përdori disa metafora. Ajo e quajti situatën aktuale një “provë të vërtetë”, “kohë serioze”, një “krizë dramatike”, një “sfidë gjigande”. Shprehjet e vetme figurative që ajo përdorte ishin “akulli i hollë” dhe “vrapimi në distanca të gjata”. Këto metafora evokojnë sfidë, por jo luftë.

Është e vërtetë që fjalët drastike dhe deklaratat pasionante nuk kanë qenë kurrë stili i Merkel, por politikanë të tjerë gjermanë kanë marrë një qasje të ngjashme. Midis 16 udhëheqësve rajonalë, dy kanë qenë veçanërisht të spikatur në debatin për koronavirusin: udhëheqësi bavarez Markus Söder dhe Armin Laschet, nga North Rhine-Westphalia.

Ashtu si kancelari, Söder kryesisht përdor një fjalor të drejtpërdrejtë për të përshkruar virusin: është një “zhvillim eksponencial”, “krizë” dhe “detyrë”.

Markus Söder officially takes the reins of Bavaria′s CSU party ...

Edhe Laschet ka folur si Merkel meqë aspiron të jetë pasardhësi i Merkel si kancelar. Ai përdori një gjuhë mjaft më dramatike, por prapë jo luftë.

Ai flet për një “kundërshtar” (por jo një “armik”) dhe ka paralajmëruar se njerëzit duhet të bëjnë sakrifica.

Qeveria gjermane vendosi masa më 17 mars, në një fazë mjaft të hershme. Përgjigja nga publiku gjerman ka qenë kryesisht pozitive. Vlerësimet e miratimit për Merkel dhe partinë e saj, CDU e qendrës së djathtë, u rritën javët e fundit.

Sidoqoftë, një pakicë e vogël ka kërkuar përfundimin e masave. Paradoksalisht, tani masat po hiqen, dhe megjithëse në Gjermani ishin mjaft të buta në krahasim me Spanjën, Italinë ose Francën.

Protestuesit janë të çuditshmëm, disa janë të shqetësuar për të drejtat e tyre demokratike ose për ekonominë, por të tjerët janë anëtarë të së djathtës ekstreme, dhe antisemitëve. Kriza financiare e vitit 2008 me të gjitha gjasat kontribuoi në ngritjen e AfD. Tani, me një rënie tjetër masive ekonomike në horizont, kërcënimi i ekstremizmit të krahut të djathtë ka të ngjarë të rritet.

Dagmar Paulus, studiues gjerman

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë ndihmë për vendet e Evropës...

A po tregohet egoiste Gjermania?