MENU
klinika

"Mos fol më pa letër në Kuvend"

Teatri/ Vajza e Kutelit shpërthen ndaj Spiropalit: Turp!

14.05.2020 - 20:43

Vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko ka shpërthyer kundër fjalimit të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ditën e sotme në seancën plenare.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Pasko shkruan se ka ndjerë tmerr nga deklaratat e ministres në lidhje me debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Paska mes të tjerash shtron habinë e saj se si një zonjë deputete shpërdoron energjinë rinore me këto banalitete. “Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!”, shkruan Pasko.

MESAZHI I PASKOS
Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu…

Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar? Po si mundet, nqse qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentet e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo? Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”!
Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!
Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit!
Dhe s’di si mund të përligjë vetë Km. E. Rama pohimin se i paska qëndruar mendimit që kishte krijuar prej vitit 1998, sipas të cilit ndërtesa e Teatrit bashkë me kompleksin Teatror nuk kanë vlerë!? Në këto 22 vite, nuk paska dëgjuar asnjë mendim prej specialisti, për arkitekturën ose historinë e këtij kompleksi, të denjë, që do të meritonte përgjigjen e tij? Arroganca për të shumëzuar me zero çdo gjë që u vjen kundër është e neveritshme!
Atëhere si e spjegon angazhimin e tij në ndërtimin e pedonales në mandatin e fundit si kryebashkiak, pedonale e bërë me fondet e BE-së, përuruar nga Basha, në vjeshtë-2011, që merr fund me projektin e fundit Rama-Veliaj?
Pse nuk e pyesin për këtë gazetarët?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…

Sa pak dimë për gruan e rrallë

Andronika, princesha e denjë arbërore


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!