Gjermania ka sinjalizuar se do të bëjë presion për një qëndrim më të ashpër të BE ndaj Kinës, duke shtuar në një dokument dokument që do të kërkonte “reciprocitet”, që shihet si kod për qasje për firmat evropiane, dhe vënien e theksit tek “vlerat”.
Gjermania merr përsipër presidencën e rradhës të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti.
Ajo ka përcaktuar planet e saj të politikës për presidencën në një projekt të zbuluar nga Reuters të hënën, i cili zëvendëson një projekt të mëparshëm të përpiluar në mars.
Midis elementeve të rinj, dokumenti 24-faqesh thoshte: “Ne duam të zhvillojmë bashkëpunim me Kinën dhe të punojmë për më shumë reciprocitet në të gjitha fushat e politikave.”
Referenca për reciprocitetin pason ankesat nga ndërmarrjet gjermane se ata nuk kanë të njëjtin qasje në tregjet e Kinës siç kanë kompanitë kineze në Gjermani.
“Politika e Kinës e të gjitha institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare duhet të jetë e bashkuar dhe e ekuilibruar dhe të orientohet drejt interesave dhe vlerave të përbashkëta të BE-së”, thuhet në dokumentinn me 24 faqe.
Fjala “vlera” u la në draftin e mëparshëm, dhe përfshirja e saj tani mund të tregojë se theksi po vihet në çështje të tilla si demokracia, të drejtat e njeriut dhe autonomia për Hong-Kongun.
Gjermania tha në fillim të këtij muaji se një samit i planifikuar për në shtator në Leipzig, Gjermani, midis Kinës dhe BE ishte shtyrë për shkak të koronavirusit.
“SHBA është partneri ynë më i ngushtë i politikës së jashtme dhe të sigurisë jashtë BE”, tha gjithashtu dokumenti, që mund të shihet si një deklaratë naive, por që ka shumë rëndësi në një kohë kur Uashingtoni ka njoftuar planet për tërheqjen e trupave nga Gjermania.
(Raportimi nga Andreas Rinke; Shkrim nga Paul Carrel)
Përkthyer dhe përshatur nga New York Times/ konica.al