Treni i parë i mallrave u largua nga Hefei, kryeqyteti i Provincës Anhui të Kinës, të Shtunën për Tiburg në Hollandë, i ngarkuar me 82 kontejnerë. Itinerari është pjesë e projektit ambicioz të një rruge One Belt.
Duke shënuar nisjen e një shërbimi të ri të ngarkesave hekurudhore midis dy qyteteve, treni do të udhëtojë për rreth 15 ditë para mbërritjes në destinacionin e tij, njoftoi agjensia e lajmeve Xinhua.
Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë tani ka 20 rrugë që lidh Hefei me tetë vende përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Finlandën, Hollandën dhe Rusinë. Statistikat treguan se gjithsej 194 trena mallrash Kinë-Evropë janë nisur nga Hefei deri më tani këtë vit.
Filluar në vitin 2011, shërbimi i transportit hekurudhor Kinë-Evropë konsiderohet një pjesë e rëndësishme e Nismës Rrip dhe Rrugë (BRI) për të rritur tregtinë midis Kinës dhe vendeve që marrin pjesë në program. Nisma ambicioze shumë-trilionë dollarëshe u njoftua nga Presidenti Kinez Xi Jinping në 2013.
Që nga atëherë, më shumë se 140 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e përbashkët të projektit.
BRI synon të forcojë lidhjen dhe bashkëpunimin midis Azisë Lindore, Evropës dhe Afrikës Lindore. Pritet që të rritet ndjeshëm tregtia globale, duke ulur kostot e tregtimit përgjysmë për vendet e përfshira, sipas vlerësimeve të ekspertëve.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT