MENU
klinika

Wall Street Journal

Trump tërheq 9.500 ushtarë amerikanë nga Gjermania

06.06.2020 - 12:42

Pretendohet se presidenti amerikan Donald Trump ka udhëzuar Pentagonin për tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikanë me detyrë të përhershme në Gjermani.

Në lajmin e gazetës amerikane Wall Street Journal të bazuar në burimet brenda Shtëpisë së Bardhë, në urdhëresën e nënshkruar nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, është urdhëruar që limiti i sipërm i numrit të ushtarëve amerikanë në Gjermani të ulet në 25.000.

Me këtë urdhër, nga Gjermania ku shërbejnë 34.500 ushtarë amerikanë, do të tërhiqen 9.500 ushtarë. Sipas planifikimit aktual të SHBA-së, në Gjermani mund të vendosej deri në 52.000 ushtarë.

Nga ana tjetër, Pentagoni nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me temën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës