03.07.2020 - 14:30
Një ditë e trishtë për kampionin e arteve marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, pasi ka humbur babain e tij, Abdulmanap. Ky i fundit u nda nga jeta më shpejt se sa pritej, sepse mbylli sytë përgjithmonë në moshën 57 vjeçare.
Njeriu i shtrenjtë i Khabib ishte i shtruar në një spital në Moskë pas një goditjeje në tru. Abdulmanap kaloi një periudhë shumë të vështirë, duke qenë se pak më herët ishte prekur dhe nga COVID-19.
Babai i Khabib nuk ia doli t’i mbijetonte këtyre goditjeve të njëpasnjëshme duke mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme. Abdulmanap ishte një trajner i njohur i në artet marciale mikse, ndërsa ka stërvitur shumë kampione në UFC, duke përfshirë djalin e tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dueli i UFC, Nurmagomedov-McGregor
Trump i jep vizën babait të kampionit rus
Nurmagomedov fal irlandezin
Babai i Khabib fton McGregor në Dagestan
Video e Khabib me ariun