MENU
klinika

Merkel apo dikush tjetër?

Kush do ta shpëtojë Evropën?

05.07.2020 - 16:51

A ka rëndësi që Angela Merkel po merr një pozicion tjetër në eurozonë sot sesa gjatë krizës së borxhit sovran? Përgjigja ime është jo. Ne sigurisht nuk duhet të harrojmë rolin e saj në krizën e kaluar. Po, ndryshimi ka rëndësi.

Merkel mban pjesën e saj të përgjegjësisë për një situate të atillë. Ishte vendimi i qeverisë së saj në 2008, menjëherë pas rrëzimit të Lehman Brothers, për të refuzuar shpëtimet e përbashkëta të bankave evropiane. Një vit më pas, ajo kaloi një ndryshim kushtetues të balancuar të buxhetit, i njohur gjithashtu si “frena e borxhit’’. Ky akt u pasua nga vite të vështira në Gjermani dhe në eurozonë.

Gjatë asaj periudhe, eurozona krijoi çekuilibrime brenda dhe kundër pjesës tjetër të botës.

Në takimin e liderëve të BE në qershor 2012, Merkel hodhi poshtë idetë për një integrim më të thellë politik dhe ekonomik.

George Soros dikur vuri në dukje se Merkel vetëm ndonjëherë bën aq shumë për eurozonën sa është e nevojshme për mbijetesën e saj. Unë mendoj se situata është po njësoj tani.

Plani i rimëkëmbjes së koronavirusit franko-gjerman u përpilua me atë objektiv. Ligjërisht, bazohet në ligje emergjente sipas traktateve të BE-së.

Propozimi franko-gjerman, dhe versioni disi më bujar nga Komisioni Evropian, janë domethënëse në kuptimin që ata përpiqen të parandalojnë gjendjen e keqe ekonomike.

Por motivi prapa fondit është i njëjtë me motivin prapa Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, ombrellën e shpëtimit të ngritur në vitin 2012. Ne jemi akoma duke kaluar nga kriza në krizë, dhe po marrim gjithnjë e më shumë ilaçe.

Fondi i rimëkëmbjes është sigurisht ilaç i mirë për për të luftuar efektet e pandemisë. Dhe BE do të pendohej nëse zvogëlonte dozën. Por do të ishte një gabim historik të ekzagjeroni rëndësinë e tij.

Pika e parë e axhendës së presidencës së Zonjës Merkel do të jetë marrëveshja për fondin e rimëkëmbjes, së bashku me buxhetin e BE 2021-2027. Kjo mund të ndodhë gjatë samitit të ardhshëm të BE, më 17 korrik. Hollanda, Danimarka, Suedia dhe Austri mbeten kundër pagesave në formën e granteve. Diplomacia e prapaskenave e Merkel është e efektshme dhe unë jam optimist se mund të bëhet një marrëveshje, qoftë këtë muaj ose pas festave të verës. Nëse ka një marrëveshje, ajo me të drejtë do të meritonte lëvdata.

Por plani i rimëkëmbjes do të duhet të pasohet nga një proces strategjik i reformës së qeverisjes së eurozonës.

Konferenca e planifikuar për të ardhmen e Evropës, është hapi i parë drejt ndryshimit të traktateve të BE për të siguruar që eurozona të ketë instrumentet që i nevojiten për të qeverisur vetë në mënyrë efektive.

Nëse Franca dhe Gjermania do të binin dakord për të ardhmen e euros, kjo do të ishte vërtet një punë e madhe.

Merkel nuk ka treguar shumë momente të udhëheqjes së vërtetë në Evropë.

Kur ajo e bëri, për shembull duke hapur kufijtë për refugjatët sirianë, ajo e mori vendimin në mënyrë të njëanshme. Ndryshimi në qeverisjen e eurozonës kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe marrëveshje.

Merkel ka ripohuar vazhdimisht se ajo do të largohet nga politika pas zgjedhjeve të vitit 2021. Nxitja për të marrë BE-në dhe eurozonën në nivelin tjetër do të duhet të vijë nga dikush tjetër.

Wolfgang Münchau është një redaktor i asociuar i Financial Times, ku ai shkruan një kolonë javore për Bashkimin Evropian dhe ekonominë Evropiane. Para se të merrte këtë pozicion në Shtator 2003, ai ishte bashkë-redaktor i Financial Times Deutschland për dy vjet. Para se të bashkohej me FT Deutschland, Münchau ishte një korrespodent i Frankfurtit dhe më vonë korrespodent i ekonomisë i Financial Times.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”