Pandemia po vijon të bëjë kërdinë në mbarë botën, duke prekur edhe njerëz të sportit. Më i shpejti i planetit, Usain Bolt, ka rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm disa ditë pasi festoi 34-vjetorin e lindjes.
Ai festoi me shumë miq të tij (emra të rëndësishëm), ndër të cilët ishte edhe futbollisti i Manchester City-t, Raheem Sterling. Raportohet se sprinteri më i madh i të gjitha kohërave ka marrë virusin dhe do të kalojë në izolim derisa testi t’i dalë negativ.
I njëjti burim thotë se 34-vjeçari e kishte bërë tamponin disa ditë më parë dhe se përgjigjen e mori të dielën. Ishulli i Karaibeve ka pasur gjithsej 1 413 raste me koronavirus dhe 16 vdekje në total.
Të shtunën, kryeministri Andreë Holness paralajmëroi një rritje të rasteve poztive dhe u bëri thirrje banorëve që të jenë vigjilentë për të parandaluar përhapjen. “Ka nevojë për vetëdije…për përgjegjësi personale nga secili qytetar,” – tha ai.