MENU
klinika

Rezultati më i keq në 25 vite

Karantina tkurr ekonominë greke me 14%

03.09.2020 - 20:12

Ekonomia greke u tkurr me 14% në tremujorin e dytë, duke shënuar tkurrjen më të madhe në të paktën 25 vite dhe kërcënuar rimëkëmbjen e vështirë të 1 dekade, ku vendi ka marrë ndihma ndërkombëtare.

Rënia rekord e lajmëruar nga shërbimi i statistikave ELSTAT, nuk ishte më e keqja në Europë, por konfirmoi pritshmëritë për një tkurrje të madhe në tremujorin e dytë, për shkak të masave të karantinës për të përmbajtur koronavirusin.

Greqia humbi thuajse 25% të prodhimit ekonomik në periudhën 2010-2018 gjatë krizës së borxhit, që tronditi Eurozonën dhe e detyroi vendin të pranojë 3 paketa ndërkombëtare të ndihmave. Megjithatë, gjatë asaj periudhe, tkurrja më e madhe ekonomike, në tremujorin e parë 2009, ishte në një normë modeste prej 4.7%. Greqia doli nga programi i tretë i ndihmave ndërkombëtare në Gusht 2018.

Vendi ka ende normën më të lartë të borxhit në raport me Produktin e Brendshëm Bruto dhe po synon një rimëkëmbje të fortë këtë vit. Megjithatë, ndikimi i pandemisë pritet të sjellë një tkurrje tek ekonomia e varur nga turizmi me 10% në vitin e plotë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”