MENU
klinika

Moderatorja tregon arsyet...

Pse u largua Dojna Mema nga Top Media?

26.10.2020 - 12:48

Në fillim të shtatorit, Dojna Mema njoftoi largimin nga “Pop Culture” në një seri pyetjesh dhe përgjigjesh në Instagram. Për t’i dhënë fund çdo thashethemi për një konflikt të mundshëm mes saj dhe Top Medias, në një intervistë për “Why Not” Dojna foli për arsyet e largimit.

“Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur hap pas hapi e dinë që e kam nisur [karrierën] në Top Albania Radio 19 vjeç, që do të thotë se jam 28 kështu që ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë. Pra, nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme, nuk kisha kaluar në ndonjë radio tjetër apo televizion tjetër.”

Në vijim, Dojna theksoi se ishte një vendim i vështirë, por erdhi si pasojë e dëshirës së saj për të eksperimentuar.

“Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë sigurisht që të shkëputesha nga shtëpia e parë. Por ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të miat. Është një moment i caktuar që një çift i dashuruarish, pasi kalojnë momente të bukura bashkë, vjen një moment dhe shkëputen. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë. Ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja për veten time.”

Pasi hoqi dorë nga Top-Channel, Dojna Mema tregon momentin më të sikletshëm  që ka kaluar aty:"Dola në skenë por harrova të veshja... "(FOTO) - Zjarr.tv

Përpos kësaj, moderatorja u shpreh se linja editoriale e Top Channel dhe Dojna nuk u përshtatën dot në këtë fazë.

“Në këtë fazë, Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri.”

Në fund, ajo shtoi se do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse Top Medias.

“Megjithatë i jam shumë mirënjohëse për një gjë, pa bërë këto klishetë e radhës, kur del nga një shtëpi aq e madhe sa Top Media dhe [duke marrë parasysh] eksperiencat mediatike që unë kam pasur, është shumë e thjeshtë që njerëzit të besojnë të Dojna. Ndërkohë kur isha 19 vjeç dhe sa kisha mbaruar Liceun Artistik dhe s’kisha asnjë eksperiencë mediatike ,ata ishin të parët që besuan tek unë.”

Dojna Mema e nisi karrierën në Top Albania Radio me një emision mëngjesi dhe më pas iu besua prezantimi i Top Fest dhe një emision muzikor, The Top List, në My Music. Në vijim, Dojna ishte prezantuese e “Pop Culture” ndërsa më vonë u bë autore e programit. Eksperienca të tjera të saj përfshijnë moderimin e The Voice, fillimisht në Voice Room dhe më vonë si prezantuese e spektaklit muzikor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët"

Dojna Mema flet pas humbjes së të atit

Lë të shtunën për të dielën?

Dojna Mema largohet nga ‘Pop Culture’