Pothuajse dy javë pasi Joe Biden u parashikua si fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA, Donald Trump ende nuk po pranon.
A ka ai një plan për të përmbysur rezultatin?
Strategjia ligjore e presidentit për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve duket se po bie në vesh të shurdhër në sallat e gjyqit në të gjithë vendin. Ekipi i Trump ende nuk ka shënuar një fitore domethënëse, ose të paraqesë prova të mashtrimit të votuesve, pasi ka nisur dhjetëra procese gjyqësore.
Ndërsa dyert për të qëndruar në detyrë mbyllen, presidenti duket se po zhvendos strategjitë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve nga një zgjedhje ligjore e largët në një gamë politike më të gjerë.
Një udhëzues hap pas hapi për strategjinë e Trump
Ja çfarë mund të shpresojë të bëjë:
- Të bllokojë procesin e certifikimit të votave në sa më shumë shtete të jetë e mundur, ose përmes proceseve gjyqësore ose duke inkurajuar zyrtarët republikanë të kundërshtojnë
- Të bindë legjislaturat e kontrolluara nga Republikanët në shtetet Biden fitoi ngushtë për të hedhur poshtë rezultatet e votimit të popullit si të korruptuar
- Të lejojë që ligjvënësi të japë votat e Kolegjit Zgjedhor të shtetit të tyre, të cilat janë hedhur nga “zgjedhësit” në 14 Dhjetor, Trump në vend të Biden
- T abëjë këtë në shumë shtete, Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania, për shembull
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al