“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Më ka dalë një gjëndër dhjamore në kofshë, më dhemb dhe më kruhet. Çfarë të bëj?
Mjeku: Gjëndrat dhjamore janë grumbullime lokale të inkapsuluara nën lëkurë. Njihen ndryshe edhe si ciste sebacea ose lipoma. Zakonisht janë të parrezikshme dhe nuk shoqërohem me ndonjë komplikacion, veç çështjes estetike e cila mund të jetë problem kur rriten shumë. Megjithatë, ka raste kur mund të shoqërohet edhe me pak kruarje ose dhimbje gjatë fazës së rritjes.
Diferencën e këtyre diagnozave e vë mjeku specialist, i cili e orienton gjithashtu se ku duhet ta bëjë ndërhyrjen, pasi siç dihet lipomat trajtohen vetëm nëpërmjet kirurgjisë.
E theksoj, jo vetëm në rastin e lipomave, por ndaj çdo gjëje të dukshme mbi lëkurë, nuk duhet treguar indiferencë, prandaj sa më parë një vizitë me mjekun specialist.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.