“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam dëgjuar se nuk është mirë të hamë yndyrë. Gjithsesi disa thonë se yndyra është e mirë dhe unë personalisht i pëlqej ushqimet me yndyrë. A mund të na jepni një masë të caktuar se sa yndyrë duhet të hamë, pa i krijuar probleme trupit?
Mjeku: Rekomandimet për sasinë e yndyrës të dieta jonë janë 25-30% yndyrë. Por, për sa i përket burimit të yndyrës, aty ekzistojnë disa rekomandime më të detajuara. Jo më shumë se 7% të yndyrës duhet të jetë nga yndyra të ngopura, yndyra poli jo të ngopura duhet të jenë mbi 10% dhe yndyra mono jo të ngopura duhet të jenë mbi 20%.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.