“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Para 2 muajsh triglicemia ishte 99 e sot ka shkuar 502? A është e mundur kjo dhe nëse po ç›duhet të bëj për ta ulur? Ju faleminderit.
Mjeku: Është e mundur. Rritja e triglicerideve është një nga çrregullimet kryesore të yndyrave që haset shpesh në klinikë. Kryesisht kjo vjen për shkak të prishjes së dietës te njerëzit që abuzojnë me konsumin e tepërt të yndyrave qofshin këto shtazore nga mishi, djathi, gjalpi, qumështi, apo qofshin ato bimore siç mund të jenë konsumimi i tepërt i vajit të ullirit, kikirikëve etj. Më rrallë është pjesë e sëmundjeve të tjera si diabet, tiroide. Abuzimi me alkoolin është një nga elementet kryesore që e sjell. Ndaj është më rëndësi që të bëni një kontroll të mirë mjekësor për të përjashtuar ndonjë sëmundje si dhe t’i nënshtroheni dietës së varfër me yndyra. Nëse nuk realizohet me dietë duhet të përdorni barnat (pasi të jeni këshilluar me mjekun, gjithmonë), sepse nëse trigliceridet mbeten të larta, subjekti rrezikon të ketë ndikimin e tyre siç mund të jenë sëmundjet e zemrës, pankreatit akut etj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.