“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Ç’duhet të bëjmë kur kemi marramendje
Mjeku: Na merren mendtë kur kemi ndjesinë iluzore të zhvendosjes së trupit tonë në raport me mjedisin rrethues ose të zhvendosjes së këtyre objekteve kur trupi ynë qëndron në vend. Marramendja paraqitet në forma me intensitet të ndryshëm.
Tired businessmanNjë krizë e izoluar marramendjeje nuk është kurrë diçka e rëndë, për arsye të shumicës së shkaqeve që mund ta provokojnë atë edhe për shkaqe banale. Megjithatë, është e rëndësishme të evitojmë pasojat që mund të vijnë nga një humbje e papritur e ekuilibrit, me rënie përtokë. Ja se ç’duhet bërë në rastin e marramendjes së izoluar.
Kudo që të gjendeni, në shtëpi ose në rrugë, në një dyqan apo vend publik, mos kini turp, por uluni menjëherë përtokë. Është e vetmja mënyrë për të mos rënë dhe për të mos u vrarë. Kriza mund të kalojë shpejt, pas pak minutash, megjithatë, kur je vetëm, merr ndonjë njeri të të shoqërojë se mund të përsëritet.
Sapo të shkoni në shtëpi, shtrihuni në shtrat, në një dhomë gjysmë të errët dhe të heshtur. Kthehuni në anën që e ndien veten më të qetë (në përgjithësi marramendja është më intensive vetëm në njërin krah), dhe merr barna qetësuese me bazë beladonë apo antropinë. Natyrisht mos pini duhan, alkool, kafe apo çaj të fortë. Mos hani.
Nëse marramendja nuk pushon, drejtojuni mjekut që do të bëjë analiza dhe matje të ndryshme, për një kohë të gjatë ose të shkurtër. Nëse është e nevojshme të bëhen dhe radiografitë dhe analizat e specializuara.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.