MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat që shoqërojnë shfaqjen e hepatiteve?

12.05.2021 - 09:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë simptomat që shoqërojnë shfaqjen e hepatiteve?

Mjeku: Në rastin e hepatitit akut, shenjat fillestare nuk janë specifike, ai fillon pothuajse si gripi, me dobësi të përgjithshme, dhimbje muskulare, ethe, të përziera ose të vjella, diarre, dhimbje koke. Më vonë, me përparimin e sëmundjes fillon shfaqja e shenjave specifike si humbja e thellë e oreksit, neveri në pirjen e duhanit tek duhanpirësit, urina me ngjyrë të errët si çaj, zverdhje e lëkurës dhe e syve, dhimbje barku.

Për sa i takon ekzaminimeve, vihet re zmadhimi i mëlçisë dhe i shpretkës, rritje e numrit të rruazave të bardha të gjakut, rritje e nivelit të bilirubinës dhe transaminazave (enzima të mëlçisë). Ecuria i përfshin të gjitha format klinike, që nga ajo e thjeshta me shenja të lehta, tek ecuria e zakonshme, por e zgjatur e deri tek forma fulminante, ku i sëmuri mund të bjerë edhe në koma.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.