MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kontrolloj tundimin për të ngrënë pa pushim?

18.05.2021 - 07:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kontrolloj tundimin për të ngrënë pa pushim?

Mjeku: Përpara se të përfundoni duke ngrënë produkte dyqani ose të konservuara, pini një gotë ujë dhe reflektoni: është apo nuk është uri e vërtetë? Duhet të dini se në periudhat e stresit dominon uria nervore ose e mendjes. Për të mos përdorur ushqimin si ngushëllim, dëgjoni muzikë ose kërceni, pra lërini hapësirë këtyre lloj emocioneve.

Konsumoni shumë fibra

Drithërat, bishtajoret dhe frutat janë shumë të pasura me fibra: shtrojini ato në tryezë në vaktet më kryesore të ditës. Ato do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur duke ju larguar urinë. Ndërkohë, mos harroni se buka e prodhuar me miell të bardhë nuk është aspak e mirë nëse doni të luftoni urinë e vazhdueshme. Majaja dhe yndyrat e bëjnë atë jo të shëndetshme.

Hani mëngjes

Zakonisht kapuçino me një kroasant jua mbush syrin për mëngjes, por gjithsesi rrezikoni që vetëm pas pak orësh të ndiheni të uritur. Mëngjesin është e mira ta konsumoni në shtëpi, ndërsa më pas mund të shkoni tek i njëjti bar për të pirë një kafe ose një leng të shtrydhur.

Ecni

Kur e ndieni nevojën për ëmbëlsira apo ushqime të pashëndetshme, dilni për një ecje 15 minutëshe. Një studim ka treguar se njerëzit që kanë ecur përpara se të hanë çokollatë, kanë konsumuar gjysmën e kalorive më pak se ata që nuk kishin ecur.

Aromat

Nuhatja e aromave të këndshme mund ta reduktojë urinë dhe më të mirat janë dëshmuar aromat e portokallit dhe vaniljes, sepse ato ndikojnë në dëshirën për ëmbëlsira. Aroma e jaseminit është dëshmuar se redukton dëshirën për çokollatë, ndërsa menta e ndalon plotësisht oreksin.

Mollët

Përmbajtja e mollës ndikon në zbutjen e urisë. Mollët po ashtu vënë në lëvizje hormonet që ndikojnë në oreksin tuaj dhe nuk ju lënë të teproni me ushqim.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.