MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shkaqet e fryrjes pas të ngrënit?

23.06.2021 - 11:14

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shkaqet e fryrjes pas të ngrënit?

Mjeku: Mund të jetë shumë më e thjeshtë nga sa e mendoni! Dy arsyet më të shpeshta për ndjesinë e fryrjes në stomak pas ushqimit janë:
1. E ngrëna shpejt – provoni të hani ngadalë dhe ta bluani ushqimin deri sa të bëhet pure
2. Gëlltitja e ajrit gjatë të ngrënit – Kujdesuni të hani me kafshata të vogla, ngadalë dhe evitoni ujin dhe pijet me gaz, sidomos gjatë të ngrënit!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.