MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Për t’u dobësuar, më mirë dietë apo forcë vullneti?

22.06.2021 - 10:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Për t’u dobësuar, më mirë dietë apo forcë vullneti?

Mjeku: Për t’u dobësuar, në vend të dietave mund të provoni forcën e vullnetiti. Nëse stërvitet mirë, vetëkontrolli garanton një fizik të mirë dhe një stil jete të shëndetshëm. Por për t’ia arritur, nuk është ideja të përsërisni “nuk e dua” përpara një cope torte. Në fakt janë dy foljet që duhet të përdorni shumë: “do ta bëj” apo të planifikoni të ardhmen dhe “dua”, domethënë të doni ta realizoni atë që keni planifikuar.

“Të stërvisni forcën e vullnetit (apo vetëkontrollin) nuk do të thotë të provoni rezistencën tuaj para një ëmbëlsire (apo gjithçkaje tjetër që ju tundon) duke thënë “s’e dua”, sepse nuk është diçka që ia vlen. Janë të pakta tundimet të cilave mund t’i rezistoni. Është më mirë që të përqendroheni në synimet tuaja, pra “do ta bëj” dhe “dua”, shpjegon psikologu i Universitetit të Sanfordit, Kelli MekGonigal. Në fakt, sfida e parë është t’i thuash “po” diçkaje që kërkon mundim edhe kur dëshiron të mos e bësh. Çka nënkupton një planifikim të mëparshëm edhe në mbushjen e shtëpisë me ushqime të shëndetshme, si drithëra, si dhe frigoriferin me fruta e perime. Kjo do të thotë që s’duhet ta planifikoni në zyrë se çfarë do të hani, por është mirë që drekën ta merrni me vete nga shtëpia. Bërja e pazareve të dielën për gjithë javën nënkupton gjithashtu planifikim.

Ndërkohë folja “dua” nuk është një mendim i dedikuar dietës, por më shumë të vendosësh të bësh një “xhiro” rrotull pallatit, të bësh 20 minuta gjimnastikë edhe në shtëpi ose të luash me fëmijët pa e ekzagjeruar, duke e rritur aktivitetin sportiv pak nga pak”.

Në listën e dëshirave eksperti përfshin edhe meditimin dhe ushtrimet e frymëmarrjes. E rëndësishme është ta mbushësh kohën ndryshe nga e zakonshme. “Forca e vullnetit, – thotë psikologu MekGonigal, – është ngjitëse dhe funksionon nëse ke familjarë apo miq që ndajnë objektivat e tyre. Vullneti ndihmon në ndryshimin e stilit të jetës dhe ju bën të dobësoheni pa menduar fare për të mbajtur dietë”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.