MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kujdesemi për lëkurën e yndyrshme?

17.06.2021 - 12:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të kujdesemi për lëkurën e yndyrshme?

Mjeku: Pas pastrimit të fytyrës, fytyra juaj shkëlqen. Mund të keni pika të zeza apo pjesërisht akne dhe poret e juaja janë mesatarisht në të zgjeruara.

• Ndihmoni poret tuaja të jenë të hapura duke i larguar qelizat e vdekura me produkte që përmbajnë acid salicilik apo acid alfa hidroksilik.

• Përkundër mendimit që një lëkurë e yndyrshme nuk ka nevojë për hidratues, lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratim. Nëse lëkura juaj bëhet e dehidratuar atëherë gjendra dhjamore që prodhon yndyrë, do të vihet në funksion.

• Përdorni locione dhe kremra kundër diellit që nuk përmbajnë vajra (oil-free), të cilat nuk do ta përkeqësojnë gjendjen tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.