MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet të hanë fruta të sëmurët me diabet?

03.07.2021 - 09:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhet të hanë fruta të sëmurët me diabet?

Mjeku: Ka shumë mendime sipas të cilëve diabetikët duhet të qëndrojnë larg disa ushqimeve të caktuara, për shkak të sheqerit që ato përmbajnë.

Në këtë listë të ‘ndaluar’ të ushqimeve përfshihen edhe frutat që kanë më shumë sheqer se të tjerat.

Megjithatë, sipas informacioneve kjo nuk do të thotë se diabetikët nuk duhet t’i hanë ato.

Diabetikët duhet të tregojnë kujdes me karbohidratet tek frutat.

Ekspertët thonë se niveli i sheqerit në gjak ndikohet më shumë nga sasia e karbohidrateve të plota tek një ushqim, sesa nga burimi i karbohidrateve, qoftë kjo niseshte apo sheqer.

Një racion i rekomanduar me fruta duhet të përmbajë një sasi prej 15 gram karbohidrate.

Përmasat e racionit janë në varësi të përmbajtjes së karbohidrateve të një fruti.

Avantazhet e ngrënies së një fruti me pak karbohidrate është se mund të hani shumë racione të tij.

Por, për sa kohë diabetikët i përmbahen limitit prej 15 gramë karbohidrate në një racion gjatë ditës, përzgjedhja e frutit nuk ka shumë rëndësi.

Frutat që përmbajnë 15 gramë karbohidrate në një racion janë:

Gjysëm molle ose gjysëm banane

1 filxhan çaji me manaferra

Çerek filxhani çaji me boronica

1 filxhan çaji me mjedër

1 filxhan e gjysmë çaji me luleshtrydhe

1 filxhan çaji me copa pjepri

Mjekët specialistë rekomandojnë që diabetikët duhet të tregohen të kujdesshëm me frutat e përpunuara, si lëngje frutash të gatshme etj, ose t’i shmangin ato plotësisht.

Trupi i përthith këto fruta më shumë dhe më shpejt duke u përballur me nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Frutat e përpunuara gjithashtu eliminojnë nga organizmi shumë ushqyes të nevojshëm, siç janë vitaminat dhe fibrat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.