MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj nëse kam baktere apo parazitë kanceroz në trup

22.07.2022 - 11:31

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj nëse kam baktere apo parazitë kanceroz në trup?

Mjeku: Një nga simptomat më të zakonshme të qelizave kancerogjenie janë nyjet limfatike të zgjeruara të cilat mund të shkaktohen nga kanceri sidomos nëse ato paraqiten në qafë, sqetull, rreth kokës, pas veshëve, në trup etj.

Nyjet limfatike janë me të vërtetë një pjesë e rëndësishme e sistemit limfatik dhe imunitar dhe ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme. Ato janë mjaft të vogla dhe bëjnë transferimin e lëndëve ushqyese nëpër të gjithë gjakun dhe indet. Zakonisht zgjerimi i tyre nuk shkakton dhimbje dhe prandaj nuk mund të vihen re shpejt.

Fryrja e nyjeve limfatike mund të lidhet edhe me probleme të vogla shëndetësore që nuk paraqesin asgjë serioze. Për shembull kur mund të keni dhimbje fyti nga e ftohura, mund t’ju fryhen pak nyjet limfatike në zonën e qafës. Por ndonjëherë ato mund të paraqiten edhe si shkak i inflamacioneve të rënda, dëmtimeve apo edhe kancerit.

Nyjet limfatike mund të zgjerohen në disa centimetra, deri në sa një kokërr qershi, por kur fryhen 2-3 herë më shumë se kaq atëherë mund të tregojë për një problem të rëndë shëndetësor, zakonisht për kancer. Situata quhet më e përkeqësuar kur këto “gunga” shfaqin dhimbje apo ndjeshmëri kur i prekni, kur qëndrojnë të enjtura për një kohë të gjatë, kur shoqërohen me simptoma të tjera si lodhje kronike, kollë, të dridhura, temperature etj.

Në këto raste duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.